Macron dënon dhunën në Iran: Respekti për liritë themelore është një kërkesë universale
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar përdorimin e dhunës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve. “Unë dënoj dhunën shtetërore që pa dallim synon gratë dhe burrat iranianë që kërkojnë me guxim respekt për të drejtat e tyre. Respekti për liritë themelore është një kërkesë universale dhe ne qëndrojmë përkrah atyre që i mbrojnë ato”, shkroi Macron në X. Kritika të ashpra ndaj Iranit për mënyrën se si i ka trajtuar protestat kanë ardhur sot nga Evropa, me presidenten e Komisionit të BE-së që tha se ishte gati ta godiste vendin me më shumë sanksione.
Burimi:
syri.net