Machado ia kaloi çmimin Trump, reagon Komitetit i Nobelit: Çmimet nuk transferohen
Komiteti i Nobelit dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë duke theksuar se çmimet e tij “nuk mund të revokohen, të ndahen apo t’u transferohen të tjerëve”. Reagimi erdhi pas lajmit se liderja e opozitës venezueljane Maria Corina Machado ia dhuroi Donald Trumpit Nobelin e Paqes me të cilin u nderua në 2025-sën. Vetë Trumpi u shfaq mjaft i kënaqur me këtë fakt. Presidenti amerikan pozoi për një foto në Zyrën Ovale, duke buzëqeshur fort teksa mbante çmimin dhe qëndronte pranë Machados, e cila u pohoi gazetarëve se kishte vendosur t`ia kalonte shefit të Shtëpisë së Bardhë medaljen e saj, të cilën e fitoi për shkak të angazhimit të saj për ta shndërruar Venezuelën në një demokraci. Shume media të huaja megjithatë theksojnë faktit që ajo nuk...
Burimi:
top-channel.tv