Luvri do të restaurojë kurorën e shkatërruar nga grabitësit, por mungojnë 10 diamante

Luvri do të restaurojë kurorën e shkatërruar nga grabitësit, por mungojnë 10 diamante

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të nisë restaurimin e kurorës së Perandoreshës Eugénie, e cila u dëmtua gjatë grabitjes së madhe të tetorit të kaluar, kur hajdutët vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro. Kurora, e punuar rreth 170 vjet më parë, u braktis nga grabitësit gjatë arratisjes dhe pësoi dëmtime. Sipas Luvrit, ajo është “deformuar seriozisht, por pothuajse e paprekur” dhe mund të restaurohet pa pasur nevojë për rindërtim të plotë. Muzeu konfirmoi se të 56 smeraldët e kurorës ndodhen ende në vend, ndërsa mungojnë vetëm 10 diamante shumë të vegjël nga gjithsej 1,354 që e zbukuronin fillimisht. Nga tetë shqiponjat e arta rreth buzës së kurorës, mungon vetëm një. Për restaurimin, Luvri do të hapë një konkurs për përzgjedhjen e...