Luftimet mes qeverisë siriane dhe kurdëve në Siri, i dërguari i SHBA-së i bën thirrje palëve të ulin tensionet

Luftimet mes qeverisë siriane dhe kurdëve në Siri, i dërguari i SHBA-së i bën thirrje palëve të ulin tensionet

I dërguari i SHBA-së për Sirinë, Tom Barak, i bëri thirrje të martën ushtrisë siriane dhe luftëtarëve kurdë që t’i japin fund luftimeve të ashpra në qytetin e Alepos. Përleshjet, të cilat kanë nxjerrë mijëra kurdë në rrugë, mund të marrin një dimension rajonal, teksa Turqia thotë se është gati të ndërhyjë në anën e autoriteteve siriane dhe Izraelit që mbron kurdët. “Ne apelojmë urgjentisht për të ndaluar armiqësitë dhe për të vendosur mbrojtjen e jetës dhe pronës së civilëve mbi të gjitha konsideratat e tjera”, shkroi i dërguari i SHBA-së Tom Barak në X, duke theksuar se Uashingtoni po e monitoron situatën me “shqetësim të thellë”. Barak vuri në dukje se SHBA-të dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ndihmojnë në përpjekjet për...