Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Luftë dhe fatkeqësi natyrore/ Shamanët peruanë parashikojnë rënien e Maduros, çfarë deklaruan për vitin 2026
Një grup shamanësh u mblodhën buzë detit në lagjen Miraflores të kryeqytetit peruan, Lima, për të zhvilluar ritualin e tyre tradicional të fundvitit, ku bëjnë parashikime për vitin që vjen. Të veshur me ponço dhe mbulesa tradicionale shamanët kryen ceremoninë rituale dhe dhanë parashikime për marrëdhëniet ndërkombëtare, konfliktet globale dhe fatin e disa liderëve botërorë. Sipas tyre, Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të largohet nga pushteti, ndërsa luftërat dhe tensionet ndërkombëtare do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Shamanët shtuan se lufta në Ukrainë dhe përplasjet e tjera globale do të vazhdojnë, ndërsa paqja mbetet ende e brishtë. Ata u lutën gjithashtu për fundin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe për paqe në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur një histori të...