Lufta Ukrainë-Rusi/ Droni godet trenin e pasagjerëve në Krime, humb jetën makinisti
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa sulmet e fundit kanë prekur edhe objektiva civile. Sipas autoriteteve ruse, një dron ukrainas goditi lokomotivën e një treni pasagjerësh që qarkullonte në linjën Moskë-Simferopol në Krime. Si pasojë e sulmit humbi jetën makinisti i trenit, ndërsa ndihmësi i tij mbeti i plagosur. Guvernatori i Krimesë, Sergey Aksyonov, deklaroi se asnjë prej pasagjerëve nuk u lëndua dhe se autoritetet po organizojnë transport alternativ me autobusë për t’i dërguar ata në destinacion. Ndërkohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës janë rrëzuar 310 dronë ukrainas mbi 13 rajone të Rusisë, përfshirë zonën e Moskës, Detin e Zi dhe Detin Azov. Disa prej tyre kishin në shënjestër edhe Krimenë. Nga ana tjetër, Ukraina raportoi se Rusia ka...
Burimi:
top-channel.tv