LUFTA/ TRUMP E KA HUMBUR FILLIN NE IRAN

LUFTA/ TRUMP E KA HUMBUR FILLIN NE IRAN

Abbas Araghchi, Në Teheran, situata pas vdekjes së Ajatollahut Ali Khamenei është kaotike dhe e paparashikueshme, duke krijuar një sfidë të madhe për administratën e Donald Trump. Aksionet e Izraelit brenda Iranit, që synuan eliminimin e udhëheqësit suprem dhe të familjes së tij, e kanë lënë vendin pa një figurë të fuqishme të vetme që të negociojë me Perëndimin, duke ndryshuar shpesh arkitekturën e pushtetit. Në krye të vendit që tani konsiderohet “i përkohshëm” janë dy individë: Ali Larijani, përgjegjës për çështjet politike dhe Mohammed Baqer Qalibaf, që menaxhon çështjet ushtarake. Marrëdhënia e tyre rivalizuese gjatë paqes është lënë mënjanë në kohë lufte, por qëndrimi i tyre ndryshon: Larijani synon një qasje pragmatike dhe teknokratike, ndërsa Qalibaf ndjek modelin e Gardës Revolucionare dhe mbështet trashëgiminë...