Lufta po bëhet për naftën/ Sulme ndaj tre cisternave të naftës në Hormuz. Irani: Çmimi do shkojë 200 dollarë
Tre anije të tjera cisternë u goditën në rajonin e Gjirit, dhe synimi ishte i qartë: Irani po vë në jetë me kujdes fushatën e tij për të kufizuar furnizimin global me naftë, çka përfshin bllokimin e rrugës detare kyçe të Hormuzit, vendosjes së minave që kërcënojnë anijet tregtare dhe shënjestrimin e transportuesve të arit të zi. Pak pasi çmimi i naftës arriti të stabilizohej mes zotimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë se do të hedhë një nivel rekord rezervash në treg, Republika Islamike sulmoi tre anije në ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi që me veprimet e saj, ta rrisë kuotimin e naftës deri në 200 dollarë fuçia. Nga sulmet humbi jetën një anëtar ekuipazhi, ndërsa tre të tjerë konsiderohen të zhdukur. Sulmet ndodhën brenda...
Burimi:
top-channel.tv