“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një seri tarifash doganore ndaj disa vendeve që eksportojnë mallra në SHBA, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt. Trump shprehet se këto tarifa do të qëndrojnë “deri sa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe tërësore të Groenlandës” nga SHBA-ja. Në një postim në platformën sociale Truth Social, Trump tha se Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të paguajnë një tarifë prej 10 % për të gjitha mallrat e dërguara në SHBA nga 1 shkurt. Sipas tij, kjo tarifë do të rritet në 25 % më 1 qershor, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje për tërësinë territoriale të Groenlandës. Tarifat janë taksa mbi...
Burimi:
top-channel.tv