Lufta në Ukrainë, Trump: Putin nuk do të sulmojë Kievin për një javë për shkak të të ftohtit ekstrem
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të mos sulmojë Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës për një javë, për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin. Rusia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë marrëveshje, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshëndetur nismën. Trump nuk sqaroi se kur do të nisë pauza, por gjatë natës drejt së premtes, alarmet ajrore u dëgjuan vetëm në katër rajone ukrainase pranë vijës së frontit. Temperaturat në Kiev pritet të zbresin deri në -24 gradë Celsius në ditët në vijim. Prej javësh, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, një taktikë e përdorur edhe më herët gjatë periudhave të ftohta që nga nisja e pushtimit në...
Burimi:
top-channel.tv