Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Lufta në Ukrainë, situata në Gaza dhe emërimi i ambasadorit të ri britanik në Uashington, Trump bisedë telefonike me Starmer
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, që pritet të jetë telefonata e tyre e fundit për vitin 2025. Sipas Downing Street, biseda u zhvillua të dielën pasdite dhe u fokusua te lufta në Ukrainë, situata humanitare në Gaza, si dhe emërimi i ambasadorit të ri britanik në Uashington. Një zëdhënëse e Kryeministrisë britanike bëri të ditur se Starmer e informoi Trump për punën e “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, i cili synon të mbështesë çdo marrëveshje paqeje dhe të garantojë një përfundim të drejtë dhe të qëndrueshëm të konfliktit në Ukrainë. Më pas, dy liderët diskutuan situatën në Gaza, ku armëpushimi mbetet i brishtë dhe qindra civilë, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën që nga vendosja e...