Lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë – mes negociatash e luftimesh
Ukraina ka hyrë në vitin e pestë të luftës së nisur nga Rusia - konflikti më i madh i armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore - teksa trupat ushtarake ukrainase mbajnë vijën e frontit nga sulmet e ashpra në llogoret e ngrira. Përgjatë gjithë kësaj kohe, civilët janë përballur me sulme masive me dronë dhe raketa, të cilat e kanë dëmtuar rëndë sistemin energjetik, mes motit të acartë të dimrit. Shifrat për viktimat ndryshojnë, mirëpo sipas një raporti të publikuar së fundmi, besohet se numri i të vrarëve, plagosurve dhe të zhdukurve shkon në deri 1.2 milion rusë dhe 500-600.000 ukrainas. Konflikti, gjithashtu, i ka zhvendosur miliona ukrainas prej shtëpive të tyre. Banka Botërore ka thënë se rimëkëmbja e ekonomisë ukrainase do të kushtonte 588...
Burimi:
syri.net