Lufta në Ukrainë bëhet gjithnjë e më teknologjike, ekspertët paralajmërojnë për “luftë robotësh”
Lufta në Ukrainë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një konflikt të teknologjisë së lartë, ku përveç dronëve ajrorë dhe mjeteve pa pilot në det, po përdoren gjithnjë e më shumë edhe robotë të armatosur në tokë. Që nga fillimi i luftës nga Rusia në vitin 2022, konflikti me Ukrainën ka parë një rritje të madhe të përdorimit të mjeteve pa pilot. Tani ushtria ukrainase ka nisur një program të gjerë për vendosjen e automjeteve tokësore pa pilot, të njohura si UGV (Uncrewed Ground Vehicles). Këta robotë luftarakë tashmë janë përdorur në disa operacione në front. Sipas raportimeve, ata kanë ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve ruse dhe madje në disa raste kanë detyruar ushtarë rusë të dorëzohen. Oficerë të ushtrisë ukrainase thonë se në...
Burimi:
top-channel.tv