Lufta në Ukrainë, BE paralajmëron: Rusia po përpiqet të bombardojë dhe ngrijë ukrainasit deri sa të nënshtrohen
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka akuzuar Rusinë se po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet përmes bombardimeve dhe shkatërrimit të infrastrukturës energjetike, duke e lënë vendin në kushte ekstreme gjatë dimrit. Sa i përket luftës në Ukrainë, Kallas u shpreh skeptike për angazhimin real të Rusisë në procesin e paqes, duke theksuar se delegacioni rus në bisedimet e zhvilluara në Emiratet e Bashkuara Arabe përbëhet vetëm nga personel ushtarak, pa mandat për të marrë vendime. “Ata po bombardojnë ukrainasit, po përpiqen t’i bombardojnë dhe t’i ngrijnë për t’i detyruar të dorëzohen. Për këtë arsye po diskutojmë edhe mbështetjen energjetike që mund t’u japim, sepse dimri është shumë i vështirë dhe ukrainasit po vuajnë realisht. Po vjen një katastrofë humanitare,” tha ajo....
Burimi:
top-channel.tv