Lufta në Lindjen e Mesme, mbetjet e raketave të shkatërruara plagosin një ushtar në një bazë italiane në Liban
Një ushtar mbeti i plagosur në një bazë italiane në Jug të Libani, pasi disa mbetje raketash të shkatërruara ranë mbi të. Sipas mediave të huaja ushtari i plagosur ka marrë disa plagë të lehta dhe dëmtime në njërin sy, por ai nuk gjendet në rrezik për jetën. Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, është në kontakt të vazhdueshëm me Shefin e Shtabit të Mbrojtjes dhe me Komandën Operative të Forcave të Armatosura, si edhe me komandantin e kontingjentit italian në misionin UNIFIL. Autoritetet italiane po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po marrin përditësime të vazhdueshme për gjendjen e personelit ushtarak dhe situatën në terren. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv