Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad
Bota E Shtunë, 21 Mars 2026 21:00 Një incident i rëndë sigurie është raportuar në kryeqytetin irakian, ku sipas agjencisë Reuters, një dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara afër aeroportit të Bagdadit. Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në javën e katërt, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon. Më herët, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një sulm ndaj impiantit bërthamor të Natanzit në Iran. Sipas autoriteteve iraniane, të cituara nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, nuk është regjistruar asnjë rrjedhje e materialeve radioaktive pas goditjes. Si kundërpërgjigje, Teherani ka lëshuar dy raketa balistike në drejtim të bazës së përbashkët anglo-amerikane...
Burimi:
kohajone.com