Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

Një sulm me dron thuhet se ka goditur Ambasadën Amerikane pranë aeroportit të Bagdadit, raporton Reuters. Ky incident ndodh ndërsa përplasjet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit hyjnë në javën e katërt. Nga ana tjetër, SHBA më herët ka goditur impiantin bërthamor Natanz të Iranit, ndërsa Organizatës së Energjisë Atomike të Republikës Islamike u është raportuar se “nuk ka pasur rrjedhje të materialit radioaktiv”. Si përgjigje, Teherani ka lëshuar dy raketa balistike ndaj bazës së përbashkët anglo-amerikane në ishullin Diego Garcia, në Oqeanin Indian, rreth 3,810 kilometra larg Iranit. Në Irak, autoritetet kanë shpallur gjendje force madhore në të gjitha fushat e naftës të menaxhuara nga kompanitë e huaja, duke urdhëruar ndërprerje të plotë të prodhimit në zonat e prekura, pa kompensim të parashikuar...