Lufta në Lindjen e Mesme/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës

Lufta në Lindjen e Mesme/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës

Mes pasigurisë që ka shkaktuar në tregjet e energjisë lufta e Iranit, Gjermania është detyruar të autorizojë përdorimin e një pjese të rezervave të saj kombëtare të naftës për të ndaluar rritjen e ndjeshme të çmimeve në tregjet botërore. Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, e nënvizoi se nuk ka mungesë fizike të naftës, por çmimet e larta reflektojnë prime rreziku dhe fitime spekulative. “Situata nuk tregon mungesë furnizimi. Përdorimi i rezervave synon të qetësojë tregun. Nëse shqetësimet për mungesat zhduken, çmimet do të ulen dhe presim një efekt zbutës”, deklaroi Katherina Reiche, ministre e ekonomisë në Gjermani. Ministrja gjithashtu shpjegoi se situata është e tensionuar për furnizimin me naftë, pasi Ngushtica e Hormuzit është aktualisht e pakalueshme. Çmimi global i naftës është rritur me 30%,...