Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
Qeveria franceze ka hartuar një propozim për t’i dhënë fund konfliktit të ri në Liban, i cili kërkon që Bejruti të njohë Izraelin, sipas tre burimeve të njohura me çështjen që folën për Axios. Qeveria libaneze, e shqetësuar thellësisht se lufta mund ta shkatërrojë vendin, ka pranuar planin si bazë për bisedimet e paqes. Sipas propozimit të Parisit, Izraeli dhe Libani do të hapin negociata, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Francës, mbi një “deklaratë politike” që pritet të miratohet brenda një muaji. Negociatat do të nisin në nivelin e diplomatëve të lartë dhe më pas do të përshkallëzohen në nivel politik më të lartë, ndërsa zyrtarët francezë synojnë që takimet të zhvillohen në Paris. Deklarata e propozuar do të përfshijë njohjen fillestare të...
Burimi:
top-channel.tv