Lufta në Lindjen e Mesme, çmimet e aluminit në nivelin më të lartë të katër viteve

Lufta në Lindjen e Mesme, çmimet e aluminit në nivelin më të lartë të katër viteve

Çmimet e aluminit në tregjet ndërkombëtare kanë arritur nivelin më të lartë të katër viteve të fundit, ndërsa frika për ndërprerje të zgjatura të transportit në Lindjen e Mesme, si pasojë e luftës me Iranin dhe përshkallëzimit të konfliktit, ka rritur shqetësimet për furnizimin me këtë metal. Alumini arriti deri në 4.073,50 dollarë për ton, niveli më i lartë që nga marsi i vitit 2022, periudhë që përkoi me fillimin e luftës në Ukrainë dhe frikën për furnizimet nga Rusia. Më pas, çmimi u tërhoq në rreth 3.386 dollarë për ton. Konflikti në Lindjen e Mesme ka paralizuar praktikisht trafikun në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe përmes së cilës alumini i prodhuar në rajon transportohet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Sipas analistit të kompanisë...