Lufta në Iran drejt fundit? SHBA cakton 9 prillin si afat për mbylljen e konfliktit

Lufta në Iran drejt fundit? SHBA cakton 9 prillin si afat për mbylljen e konfliktit

Foto ilustruese WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë caktuar 9 prillin si një datë të mundshme për t'i dhënë fund luftës së vazhdueshme kundër Iranit, mes pritjeve për bisedime të ardhshme midis dy palëve, raportojnë mediat izraelite. “Washington ka vendosur 9 prillin si një datë të synuar për përfundimin e luftës, duke lënë rreth 21 ditë për vazhdimin e luftimeve dhe negociatave”, informoi media Yedioth Ahronoth, duke cituar një zyrtar izraelit të paidentifikuar. “Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillohen më vonë këtë javë në Pakistan”, tha burimi, duke vënë në dukje se Washington nuk ka informuar Izraelin mbi detajet e kontakteve të tij me Kryetarin e Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf. Sipas gazetës, Izraeli vlerëson se SHBA-të tashmë po zhvillojnë...