“Lufta mund të mbyllet”, Presidenti Trump: Irani s’ka më pothuajse asnjë objektiv për t’u sulmuar
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt. “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar,” deklaroi Trump duke shtuar se fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij. “Shtetet e Bashkuara kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran, përfshirë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë goditur gjithashtu”, deklaroi Donald Trump. Ajatollah Ali Khamenei është vrarë gjatë një nga sulmet, ndërsa i biri Mukhtaba, është emëruar pasardhës i tij. Megjithatë, objektivat e sulmeve amerikane janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa më parë fokusi ishte...
Burimi:
top-channel.tv