“Lufta me Iranin nuk do zgjasë shumë”, Trump: Çmimet e naftës do bien si një gur pasi të përfundojë konflikti
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu sot besim se konflikti me Iranin nuk do të zgjasë shumë, ndërsa deklaroi gjithashtu se çmimet ndërkombëtare të naftës do të bien ndjeshëm kur të përfundojë lufta. Duke folur me PBS, Trump tha se, sipas vlerësimit të tij, përballja me Iranin nuk do të zgjasë shumë dhe se tregu i energjisë do të reagojë me një rënie të çmimeve të naftës. Siç tha ai, kur të mbarojë konflikti, “çmimet e naftës do të bien si gur”. Presidenti i SHBA-së zbuloi gjithashtu se i kishte dhënë udhëzime specifike ushtrisë amerikane para sulmit ajror të së premtes për të shmangur goditjen e infrastrukturës kritike të naftës iraniane. Sipas tij, ai i kërkoi Pentagonit të sigurohej që të mos kishte dëmtime në...
Burimi:
top-channel.tv