Lufta e Izraelit në Gaza ul numrin e lindjeve me 41%, numër i lartë vdekjesh dhe abortesh

Lufta e Izraelit në Gaza ul numrin e lindjeve me 41%, numër i lartë vdekjesh dhe abortesh

Lufta e Izraelit në Gaza ka çuar në një rënie prej 41% të lindjeve dhe një numër të lartë vdekjesh të nënave, aborteve spontane, vdekshmërisë së të porsalindurve dhe lindjeve të parakohshme. Raportet dokumentojnë se si lufta ka çuar në shifra të larta të vdekshmërisë së nënave dhe të të porsalindurve dhe lindjeve të detyruara në kushte të rrezikshme. Gjithashtu lufta ka çmontuar sistematikisht shërbimet shëndetësore, pasoja të “një qëllimi për të parandaluar lindjet midis palestinezëve, duke përmbushur kriteret ligjore të Konventës së Gjenocidit”, thanë studiuesit. Midis janarit dhe qershorit të vitit që lamë pas, janë dokumentuar 2,600 aborte spontane, 220 vdekje të lidhura me shtatzëninë, 1,460 lindje të parakohshme, mbi 1,700 të porsalindur nën peshë dhe mbi 2,500 foshnje që kërkojnë kujdes intensiv. Sistemi...