Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: Justifikojmë armët tona bërthamore, do mbrohemi
Lideri koreano-verior Kim Jong Un e përshkroi luftën e SHBA-së ndaj Iranit si provën se vendimi i vendit të tij për të zhvilluar armë bërthamore ishte i drejtë. Në një fjalim përpara Asamblesë së Lartë Popullore, Kim akuzoi Uashingtonin për “akte terrorizmi dhe agresionit të sponsorizuar nga shteti”. “Situata aktuale e tregon qartë se Koreja e Veriut kishte të drejtë të refuzonte presionin me fjalë të ëmbla të SHBA-së për të hequr dorë nga arsenali bërthamor. Tashmë, statusi nuclear i vendit tonë është i pakthyeshëm”, tha Kim Jong Un. Trump kishte deklaruar më parë se Irani paraqiste një kërcënim “të menjëhershëm” për SHBA-në, dhe kjo në një kohë kur përpara disa muajsh ai vetë kishte pohuar se Amerika i kishte “shkatërruar” kapacitetet bërthamore të Republikës...
Burimi:
top-channel.tv