LUFTA/ DITA E DYTE E NEGOCIATAVE NE ABU DHABI
Dita e parë e samitit trepalësh midis rusëve, ukrainasve dhe amerikanëve përfundoi me deklaratat e pritura rituale dhe pak detaje mbi gjendjen e progresit. Negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se dje ata punuan “mbi parametrat për progres drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Burime nga Shtëpia e Bardhë e quajtën atë një “takim produktiv “. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se “puna po përparon”, por gjithashtu përsëriti se “është thelbësore të zbatohet formula e Anchorage “, që do të thotë se Moska mbetet e kapur pas asaj që u arrit në Alaska verën e kaluar, kur Donald Trump dukej i gatshëm të lëshonte pothuajse çdo gjë. Zelensky shpjegoi mbrëmë se negociatat ishin serioze, por se sot do të jetë dita më e...
Burimi:
ntv.al