‘Londra nuk ka pasur asnjë rol në sulmet e ndërmarra’, Starmer: Avionët britanikë po operojnë në Lindjen e Mesme si pjesë e misioneve mbrojtëse

‘Londra nuk ka pasur asnjë rol në sulmet e ndërmarra’, Starmer: Avionët britanikë po operojnë në Lindjen e Mesme si pjesë e misioneve mbrojtëse

Kryeministri i Mbretëria e Bashkuar, Keir Starmer, deklaroi nga Downing Street se Londra nuk ka pasur asnjë rol në sulmet e ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, por konfirmoi se avionët britanikë po operojnë në Lindjen e Mesme në kuadër të “operacioneve të koordinuara mbrojtëse”. Starmer theksoi se qytetarët britanikë janë thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës dhe pasojat që mund të ketë mbi stabilitetin rajonal dhe sigurinë e civilëve. Ai nënvizoi se qëndrimi i qeverisë britanike mbetet i qartë, pavarësisht zhvillimeve të shpejta në terren. “Regjimi në Iran është absolutisht i neveritshëm”, u shpreh ai, duke akuzuar Teheranin për shtypje të brendshme dhe për destabilizim të rajonit. Sipas kryeministrit britanik, regjimi iranian përbën gjithashtu një kërcënim të drejtpërdrejtë për disidentët dhe komunitetin...