‘Lolita Express’, aeroplani privat i Jeffrey Epstein u kthye në mjet për trafikimin e grave

‘Lolita Express’, aeroplani privat i Jeffrey Epstein u kthye në mjet për trafikimin e grave

 I bardhë, pa zhurmë dhe dizajnuar për privatësi absolute, aeroplani privat i Jeffrey Epstein nuk ishte thjesht një mjet luksoz udhëtimi për miliarderë dhe miq të fuqishëm. Sipas dëshmive dhe dokumenteve gjyqësore që herë pas here kanë janë publikuar, ai u bë vendi kryesor i veprimit të një prej rrjeteve më të errëta të shfrytëzimit gjatë dekadave të fundit. Media ndërkombëtare e quajtur “Lolita Express”, një emër që përmbledh në dy fjalë akuzat e rënda për transportimin e vajzave të mitura dhe grave të reja në udhëtime të lidhura me rrethin e pushtetit, parave dhe ndikimit. Brendësia e avionit, siç shfaqet në materiale arkivore, i ngjan më shumë një “lounge privat” të shoqërisë së lartë sesa një aeroplani. Ai ka sedilje lëkure, ndriçim të ulët, hapësira private...