Lojëra lufte në ajër, bombarduesit rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s

Lojëra lufte në ajër, bombarduesit rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s

Bombarduesit strategjikë rusë, të aftë për transportimin e armëve bërthamore, kanë kryer një fluturim të planifikuar mbi ujërat neutrale të deteve Norvegjeze dhe Barents, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes e Rusia, sipas mediave shtetërore ruse. Sipas deklaratës zyrtare, avionët Tu-95MS realizuan misionin në hapësira ajrore ndërkombëtare në veri të Skandinavisë dhe në veriperëndim të Rusisë. Gjatë disa segmenteve të fluturimit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi u shoqëruan nga avionë luftarakë të vendeve të huaja, pa u bërë publik identiteti i shteteve që ndërmorën monitorimin ajror. Autoritetet ruse nuk specifikuan datat e sakta të fluturimeve dhe as vendet që ngritën avionë përgjues, por theksuan se këto operacione zhvillohen rregullisht në rajone të ndryshme të botës dhe janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar të aviacionit....