LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme, valë sulmesh mes Izraelit dhe Iranit. Teherani zotohet për vrasjen e Netanyahut
Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit. Gardat Revolucionare iraniane kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do të vazhdojnë ta “ndjekin dhe ta vrasin”, sipas mediave shtetërore iraniane. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë edhe një operacion të gjerë sigurie brenda vendit. Sipas raportimeve, 20 persona janë arrestuar në qytetin Urmia, të akuzuar për spiunazh dhe për dërgimin e vendndodhjeve të objekteve ushtarake, policore dhe të sigurisë drejt Izraelit. 11:33 Valë sulmesh izraelite ndaj objektivave iraniane, Teherani nis sulme hakmarrëse me dronë ndaj Izraelit Valët e sulmeve mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë nisur një valë të madhe...
Burimi:
top-channel.tv