LIVE/ Teherani godet dy qytete izraelite, plagosen 180 persona. Tel Avivi vret anëtarin e Hamasit në Liban, Trump ultimatum Iranit për Ngushticës e Hormuzit
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e katërt, ndërsa tensionet mes palëve sa vijnë e rriten. Gjatë ditës së sotme Teherani goditi jugun e Izraelit, konkretisht qytetet Arad dhe Dimona, ndërsa raportohet se gjatë sulmeve në dy qytetet kanë mbetur të plagosur 180 persona. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po bëhet një nga pikat kyçe të konfliktit, pasi mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan Donald Trump dha një ultimatum për Iranin. Në një postim në Truth Social presidenti kërcënoi se nëse rruga tregtare nuk zhbllokohej brenda 48 orëve ai do të urdhërojë forcat amerikanë të godasin termocentralet iraniane. Ndër të tjera Izraelit vijon fushatën e tij në Liban kundër organizatave të Hezbollahut dhe Hamasit teksa thekson se një anëtar...
Burimi:
top-channel.tv