LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban. SHBA gati të vendosë trupa tokësore në Iran e Hormuz

LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban. SHBA gati të vendosë trupa tokësore në Iran e Hormuz

Teksa tensionet në Lindjen e mesme sa vijnë e rriten, palët e përfshira në konflikt kanë filluar të godasin edhe strukturat energjetike të njëra-tjetrës. Pas sulmit të parë iranian në Ras Laffan të Katarit, impianti më i madh i prodhimit të gazit natyror në botë, presidenti Donald Trump kërcënoi Iranin me sulme ndaj infrastrukturës iraniane të gazit natyror. Megjithatë, edhe pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Teherani nuk u ndal dhe sulmoi sërish Ras Laffan për të dytën herë brenda pak orëve. Republika Islamike nuk u ndal aty, pasi në orët e para të ditës së sotme goditi një rafineri gazi në Kuvajt. Ndërkohë forcat mbrojtëse izraelite njoftuan se kishin eliminuar mbi 20 luftëtarë të Hezbollahut në jug të Libanit. Sakaq, Reuters raporton se administrata Trump...