LIVE/ Teherani godet Abu Dhabin dhe ambasadën amerikane në Irak, Izraeli vret numrin dy të Iranit. Trump sulmon NATO-n, jep dorëheqjen zyrtari i lartë amerikan i Antiterrorit

LIVE/ Teherani godet Abu Dhabin dhe ambasadën amerikane në Irak, Izraeli vret numrin dy të Iranit. Trump sulmon NATO-n, jep dorëheqjen zyrtari i lartë amerikan i Antiterrorit

Konflikti në Lindjen e Mesme është futur në ditën e 17-të. Edhe kjo e martë nisi me sulme nga të 3 palët e përfshira në konflikt. Teherani shënjestroi sërish Ambasadën Amerikane në Irak, por mbrojtja ajrore amerikane arriti t’i shkatërronte raketat para se të arrinin objektivin e tyre. Irani nuk u ndal vetëm në Bagdad, mediat e huaja raportuan se edhe Abu Dhabi ishte nën shenjestrën iraniane sot. Si pasojë e mbetjeve të raketave të shkatërruara humbi jetën një shtetas pakistanez. Sulmet iraniane goditën edhe fushën e naftës Shah, një ndër me prodhimin më të lartë të hidrokarbureve në vendet e Gjirit. Ndërkohë Izraeli njoftoi se mbrëmjen e ditës së hënë se sulmet e tij kishin nën shënjestër, sekretarin e Këshillit suprem të Iranit, Ali...