LIVE/ Shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Dubai. Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur. NATO rrëzon raketën e tretë iraniane mbi Turqi

LIVE/ Shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Dubai. Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur. NATO rrëzon raketën e tretë iraniane mbi Turqi

Izraeli njofton se Irani ka nisur të lëshojë raketa të reja drejt territorit të tij, pak para se Shtetet e Bashkuara të paralajmëronin një valë të re sulmesh mbi Teherani. Ngjarjet ndodhin vetëm disa orë pasi një avion amerikan furnizimi u rrëzua mbi pjesën perëndimore të Irakut. Ushtria amerikane tha se incidenti ishte një “ngjarje” që përfshiu dy avionë dhe se nuk kishte lidhje me sulmet. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Trump shkroi se SHBA po “shkatërron plotësisht” regjimin iranian dhe i bëri thirrje publikut të “shohë çfarë ndodh” në këtë luftë gjatë ditës së premte. Po ashtu, SHBA njoftoi se po lehtëson sanksionet mbi naftën ruse të bllokuar në det, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve dhe...