LIVE/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, mbi 200 viktima në Iran. Hidhen raketa edhe në Dubai, media izraelite: Khamenei mund të jetë vrarë

LIVE/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, mbi 200 viktima në Iran. Hidhen raketa edhe në Dubai, media izraelite: Khamenei mund të jetë vrarë

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”. Izraeli tha se sulmet e tij kishin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, presidentin dhe kreun e forcave të armatosura. Presidenti Donald Trump e përshkroi fushatën ushtarake të SHBA-së si “masive dhe në vazhdimësi”. Ai u bëri thirrje iranianëve të “marrin në dorë qeverinë tuaj”. Trump gjithashtu akuzoi Teheranin se po punonte për të rindërtuar programin e tij bërthamor pas sulmeve masive të SHBA-së verën e kaluar, për të cilat më parë kishte pretenduar se i kishin shkatërruar plotësisht objektet. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. Teherani iu përgjigj sulmeve duke ndërmarrë një valë të paprecedentë...