LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngushticën e Hormuzit. Irani godet fqinjët. Meloni: Nuk futemi në luftë
Lufta në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pasi një anije mallrash u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin e naftës në botë. Prej 12 ditësh, banorët e Iranit dhe Libanit po zgjohen nën zhurmën e sulmeve. Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për banorët e jugut të Bejrurit, kryeqytetit libanez, për evakuim pasi do të ketë operacione ushtarake gjatë ditës. 13:02 Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, ministri Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një telefonatë me homologun izraelit, pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollahu. 12:53 Pse ishulli Kharg, qendra kryesore e eksporteve të naftës së Iranit, mbetet ende i paprekur nga bombardimet...
Burimi:
top-channel.tv