LIVE/ Lufta në javën e katërt, SHBA hap rrugë për shitjen e naftës. Irani sulmon bazat amerikane-britanike në Oqeanin Indian

LIVE/ Lufta në javën e katërt, SHBA hap rrugë për shitjen e naftës. Irani sulmon bazat amerikane-britanike në Oqeanin Indian

Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në javën e katërt, administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një hap të papritur duke lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Iranit, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale të energjisë. Situata në terren mbetet e tensionuar. Trump deklaroi se SHBA po shqyrton “pakësimin” e angazhimit ushtarak në rajon, por burime iraniane thonë se nuk ka asnjë ulje të aktivitetit. Ndërkohë, mijëra trupa amerikane janë në lëvizje drejt Lindjes së Mesme. Në zhvillimet rajonale, Bahreini është bërë vendi i parë i rajonit që shpreh gatishmëri për të kontribuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke iu bashkuar aleatëve perëndimorë. Në frontin ushtarak, Irani lëshoi raketa balistike drejt bazës së përbashkët SHBA-Britani në Diego Garcia, por pa arritur të godasë objektivin....