LIVE/ Lufta në Iran, zgjerohet konflikti: Izraeli godet Libanin, raketa të regjimit mbi Dubai dhe Doha, dy dronë drejt Qipros. Tre avionë amerikanë goditen gabimisht nga Kuvajti
Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Izraelit kundër Iranit ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa konflikti është përhapur gjatë natës edhe në Liban. Izraeli dhe Hezbollah shkëmbyen zjarr, me shpërthime të raportuara në jug të Bejrutit. Ndërkohë, Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve të mbi 50 qyteteve dhe fshatrave në Liban përpara sulmeve të paralajmëruara. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në një video se “operacionet luftarake” kundër Iranit do të vazhdojnë “derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”, duke paralajmëruar se mund të ketë më shumë viktima amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm iranian. Në Izrael, raketat iraniane goditën qytetin Beit Shemesh, duke vrarë...
Burimi:
top-channel.tv