LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin

LIVE/ Izraeli shënjestron ministrin iranian të Inteligjencës, Teherani lëshon breshëri raketash drejt Tel Avivit. SHBA tenton të sigurojë Hormuzin

SHBA-të, Izraeli dhe Irani po vijojnë sulmet konstante ndaj njëra-tjetrës, teksa radhët e udhëheqjes iraniane sa vijnë e tkurren. Pas vrasjes së numrit 2 të Iranit, Ali Larijanit, gjatë ditës së djeshme, Teherani premtoi se do të fillonte sulme hakmarrësve ndaj Izraelit. Ndaj Tel Aviv, e filloi ditën me kaos pasi një breshëri raketash balistike goditi kryeqytetin izraelit. Si pasojë e tyre humbën jetën 2 të moshuar pasi një raketë iraniane goditi kompleksin ku ata jetonin. Forcat izraelit mbrëmjen e ditës së djeshme shënjestruan një tjetër zyrtar të lartë iranian, këtë herë, ministrin e inteligjencës së Iranit Esmail Khatib. Por Izraeli nuk u ndal me kaq pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme vijoi fushatën ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban,...