LIVE/ Dy javë luftë në Lindjen e Mesme, SHBA godet “xhevahirin” e naftës iraniane, Teherani sulmon ambasadën amerikane në Irak. Trump: Irani është mposhtur
Lufta në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është futur në javën e saj të tretë. Mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, ishull nga ku Irani nis 90% të eksporteve të naftës. Presidenti gjithashtu kërcënoi se do godiste infrastrukturën iraniane të naftës nëse Teherani nuk lejon lëvizjen e lirë të anijeve të mallrave dhe të naftës e gazit natyror në ngushticën e Hormuzit. Ndërkohë pas sulmit në Ishullin Kharg, Irani u përgjigj duke goditur ambasadën amerikane në Irak, ku nuk raportohet se ka të lënduar. Ndër të tjera CNN raportoi ditën e djeshme se Teherani po shqyrton mundësinë e lejimit të kalimit të anijeve të naftës...
Burimi:
top-channel.tv