Lista e fituesve/ Grammy 2026, rekorde historike dhe surpriza në natën e madhe të muzikës
Me shkëlqim, rekorde historike dhe momente të papritura, Grammy Awards 2026 konfirmuan edhe një herë statusin e tyre si institucioni më i rëndësishëm i industrisë globale të muzikës. Ceremonia e këtij viti ofroi gjithçka: nga rekordi historik i “Kendrick Lamar”, hapja elektrizuese me “Bruno Mars dhe Rosé”, deri te fitorja surprizë e “Steven Spielberg”, duke dhuruar çaste që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut. “Kendrick Lamar” shkroi histori gjatë ceremonisë që u mbajt të dielën, më 1 shkurt, në Crypto.com Arena në Los Anxhelos. Ai fitoi çmimin Albumi më i Mirë Rap për *GNX*, duke u bërë artisti më i vlerësuar në historinë e hip-hop-it në Grammy, me gjithsej 26 çmime, duke lënë pas Jay-Z. Një tjetër moment i veçantë ishte fitorja e...
Burimi:
vizionplus.tv