Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike
Ish-princi Andrew është fotografuar duke dalë nga stacioni i policisë pas arrestimit të tij mëngjesin e sotëm, 19 shkurt, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës publike. Thames Valley Police njofton se ai do hetohet në gjendje të lirë, pasi qëndroi në komisariat për rreth 11 orë. Policia nuk ka dhënë informacione të mëtejshme për momentin, ndërsa po ushtrohen kontrolle në disa prej pronave të Andrew. Po pse u vu në pranga Andrew Mountbatten‑Windsor? Andrew Mountbatten‑Windsor, ish‑princ britanik dhe vëllai i monarkut Mbretit Charles III, u arrestua nga policia britanike nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës publike, një akuzë tejet serioze. Policia tha se hetimi lidhet me dyshimet se gjatë viteve kur ai ishte i dërguari tregtar për Britaninë (2001–2011), Mountbatten‑Windsor mund të ketë shpërndarë dokumente zyrtare e konfidenciale...
Burimi:
javanews.al