‘Liri, Liri, Liri!’ Intensifikohen protestat në Iran, dhuna e terrori i ‘Ali Khamenei’ nuk ndalin iraniantët të mbushin sheshet

‘Liri, Liri, Liri!’ Intensifikohen protestat në Iran, dhuna e terrori i ‘Ali Khamenei’ nuk ndalin iraniantët të mbushin sheshet

Nga Farnaz Fassihi and Malachy Browne The New York Times Parisa, një banore 35-vjeçare e Teheranit, tregoi se të premten në mbrëmje ishte në rrugë duke marshuar me një turmë të madhe, por paqësore, që brohoriste “Vdekje diktatorit”, kur situata papritur u kthye në vdekjeprurëse, tha ajo me mesazhe zanore qw dërgoi nga kryeqyteti iranian. Katër agjentë sigurie iu vërsulën një burri të moshës së mesme dhe djalit të tij adoleshent, të cilët qëndronin në një cep rruge, duke përshëndetur turmën dhe duke iu bashkuar thirrjeve kundër qeverisë. Oficerët hapën zjarr, duke vrarë babanë, tha Parisa, e cila kërkoi që mbiemri i saj të mos publikohet nga frika e hakmarrjes. Djali filloi të bërtiste, ndërsa britmat e tij u përzien me ato të turmës; disa njerëz u larguan...