Lindja e Mesme mban erë “baruti”, SHBA merr masa, redukton personelin në bazën ajrore në Katar

Lindja e Mesme mban erë “baruti”, SHBA merr masa, redukton personelin në bazën ajrore në Katar

Shtetet e Bashkuara po zvogëlojnë numrin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, raportojnë mediat amerikane, duke cituar zyrtarë që e përshkruajnë këtë veprim si një “masë paraprake”. Sipas një deklarate të qeverisë së Katarit, ky hap po merret “në përgjigje të tensioneve aktuale rajonale”. Lajmi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të ndërmarrë “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse autoritetet iraniane ekzekutojnë protestues antiqeveritarë. Nga ana e saj, Irani ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet nga Shtetet e Bashkuara. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, më shumë se 2,400 protestues antiqeveritarë janë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave nga autoritetet iraniane në javët e fundit. Baza ajrore Al-Udeid në Katar është një nga bazat...