Ligji për mbylljen e internetit në Rusi, Putin vendos ndërprerjen e komunikimeve online

Ligji për mbylljen e internetit në Rusi, Putin vendos ndërprerjen e komunikimeve online

Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që u jep shërbimeve të sigurisë kompetenca për të ndërprerë internetin në vend. Ofruesit e internetit do të detyrohen të bllokojnë aksesin kur urdhërohet nga autoritetet dhe do të mbrohen ligjërisht për këtë. Ligji i mundëson Putinit të vendosë personalisht se kur komunikimet online duhet të ndërpriten, pa dhënë shpjegime, dhe zbatohet si në territorin e Rusisë, ashtu edhe në zonat e pushtuara të Ukrainës. Sipas The Telegraph ligj u prezantua në fund të vitit të kaluar, me argumentin se do të ndihmonte në mbrojtjen e qytetarëve dhe shtetit nga kërcënimet e sigurisë. Zëvendësministri Ivan Lebedev tha se ligji do të mbetet i paqartë për shërbimet që mund të ndërpriten, për të konfuzuar “armiqtë” e...