Liderja e opozitës venezueliane do vizitojë SHBA-në javën e ardhshme, Trump: Mezi po pres ta takoj
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha Fox News se mezi pret të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, duke zbuluar se laureatja e Çmimit Nobel për Paqen do të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme. Gjatë një interviste në emisionin e Sean Hannity, Trump u pyet nëse planifikonte të takohej me Machadon pas sulmit të fundit të SHBA-së ndaj Venezuelës që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro. “E kuptoj që ajo do të vijë diku javën tjetër. Pres me padurim ta përshëndes”, tha presidenti i SHBA-së. Maria Corina Machado vlerësoi Donald Trump për rrëzimin e Nicolas Maduros dhe premtoi të kthehej së shpejti në atdheun e saj, duke thënë se ishte gati të fitonte zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, Trump kohët e...
Burimi:
top-channel.tv