Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet
Dy vite e tre muaj luftë kanë shkatërruar thuajse gjithçka në Gaza: shtëpi, shkolla, spitale, xhami dhe një pjesë të madhe qendrash kulturore të çdo lloji. Por një librari ka mbijetuar, pronari i së cilës, Samir Mansour, e mbajti hapur me kokëfortësi e kurajë mes bombardimeve, luftës e urisë. “Populli i Rripit s’mund të bëjë më asgjë”, shprehet ai në një telefonatë me Financial Times, “gjithçka ka mbetur është leximi.” Tani ai është i vetmi që mund t’u japë libra dy milionë palestinezëve të shpërndarë andej-këtej nga lufta. Nën raketat izraelite, Mansour humbi shtëpinë ku jetonte me familjen dhe dy libraritë me emrin e tij, por dega e tretë në Rimal, një lagje tre kilometra larg Gazës qendrore, shpëtoi. Ai u zhvendos atje bashkë me...