Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të martën se planet e Shteteve të Bashkuara për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë janë të motivuara nga synimi për të rritur kontrollin mbi burimet strategjike të naftës dhe gazit. Sipas tij, këto përpjekje nuk lidhen vetëm me çështje politike apo të sigurisë, por kanë në thelb interesa ekonomike dhe energjetike. Lavrov akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin se nuk janë të interesuar për një normalizim të marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve fqinje në rajon. Ai paralajmëroi se zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme mbartin rrezikun e një përshkallëzimi më të gjerë. Deklaratat e kryediplomatit rus vijnë në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa përplasjet dhe operacionet ushtarake kanë shtuar shqetësimet ndërkombëtare për një konflikt më...