Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

Të pavërteta i cilësoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë arsyet që Uashingtoni ka dhënë për largimin e SHBA-së nga kjo organizatë. Në një postim në rrjetin social X, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se largimi i SHBA-së nga OBSH i bënte si ShBA-në ashtu edhe botën vende më pak të sigurta. “Për fat të keq, arsyet e cituar për vendimin amerikan për largimin nga OBSH janë ë të pavërteta. OBSH gjithmonë është angazhuar me SHBA-në dhe të gjitha vendet anëtare duke respektuar plotësisht sovranitetin e tyre”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së. Në një deklaratë të përbashkët, sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio dhe ai i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr. njoftuan të enjten e shkuar se Uashingtoni ishte larguar zyrtarisht nga OBSH, duke akuzuar agjencinë...