No Image Available

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Ylli francez Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Bardot u bë e famshme me filmin “And God Created Woman” (1956), të shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj atëherë, Roger Vadim. Për dy dekada, ajo u shndërrua në ikonën e asaj që njihej si “sex kitten” e Francës. Në fillim të viteve 1970, Bardot la kinemanë dhe u angazhua në mënyrë aktive në politikë dhe mbrojtjen e kafshëve, duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986. Lindur në Paris më 1934-ën në një familje të pasur katolike, Bardot nisi karrierën si balerinë dhe modele, duke u shfaqur në kopertinën e revistës Elle që në moshën 15-vjeçare. Pasi filloi të merrte role të vogla në film, ajo takoi Roger Vadim, me të cilin u martua në 1952-in. Filmi që...